Në Pallatin e Brigadave në Tiranë, ka nisur pritja e liderëve të Ballkanit Perëndimor, për samitin Growth Plan “Our pathway to EU”.
Kryeministri Edi Rama është nikoqir i këtyre udhëheqësve, transmeton Klankosova.tv.
Ndër të parët që mbërriti në samit, ishte kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti.
Pas përshëndetjes dorë për dore me Ramën, Kurti u fut në objektin kur do të mbahet samiti.
https://klankosova.tv/tirana-sot-pret-lideret-e-ballkanit-perendimor-zhvillohet-samiti-our-pathway-to-eu/
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.