Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka pritur një grup studentësh nga Harvard Kennedy School, një nga institucionet më prestigjioze në botë në fushën e politikave publike dhe qeverisjes.
Rama publikoi pamje nga vizita në fjalë, duke e shoqëruar me një mesazh për publikun shqiptar:
“MIRËMËNGJES dhe me këtë videokartolinë mikpritjeje në Kryeministri, të studentëve nga Harvard Kennedy School – një ndër institucionet më prestigjioze në botë të studimeve për politikat publike dhe qeverisjen – të cilët ishin shumë të interesuar të mësonin mbi rrugën e transformimit të madh të Shqipërisë, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar ai.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.