Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pasi tre ushtarë amerikanë u gjetën të vdekur këtë të hënë në Lituani.
Incidenti ndodhi më 25 mars, kur një automjet i blinduar M88A2 Hercules u zhyt në një kënetë gjatë një stërvitjeje me forcat e armatosura dhe forcat e rendit lituaneze.
Përmes një postimi në “X”, Rama ka shprehur ngushëllime për humbjen e tre ushtarëve, duke thënë se Shqipëria është gjithmonë pranë ShBA-ve.
“Lajm tragjik nga Lituania. Humbja e ushtarëve amerikanë gjatë stërvitjes së fundit ushtarake është një kujtesë e dhimbshme e rreziqeve që mbartin ata që shërbejnë. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e tyre. Si gjithmonë, Shqipëria qëndron krah Shteteve të Bashkuara dhe Komandantit të saj të Përgjithshëm”, ka shkruar Rama, njofton Klankosova.tv.
https://klankosova.tv/gjenden-trupat-e-tre-ushtareve-amerikane-te-zhdukur-ne-lituani-nje-tjeter-ende-mungon-1/
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.