Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Këshilli i Bashkimit Evropian sot miratoi çeljen e negociatave për 8 kapituj të rinj nga Grupi 3.
Në një postim në Facebook, ai ka theksuar se Shqipëria është duke ecur me hapa të shpejt në rrugën e saj drejt BE-së.
"Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse, që përfshin arsimin, digjitalizimin, punësimin, politikën ekonomike, tatimet dhe inovacionin"
"Deri tani janë hapur negociatat për 24 kapituj në vetëm 8 muaj dhe mbeten vetëm 11 të tjerë për t’u hapur – një ritëm tejet i lartë që tregon përparimin e Shqipërisë dhe mbështetjen e BE-së për të arritur objektivin e përbashkët të mbylljes së negociatave më 2027", ka shkruar Rama. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.