Kandidati i Aleancës Kombëtar për Integrim për kryetar të komunës së Sarajit që është komunë në kuadër të qytetit të Shkupit, Blerand Ramadani, ka thënë se pritshmëritë nga zgjedhjet e sotme i kanë të mëdha.
Ramadani tha se krahasuar me zgjedhjet e kaluara, në këto zgjedhje dalja është më e madhe, euforia është tek qytetarët.
“Më e rëndësishmja është se zgjedhjet po shkojnë të qeta, demokratike dhe fer. Uroj që deri në ora 19:00 të vazhdojë ky fluks i daljes dhe kjo qetësi pasi në fund të fundit ne hyjmë në një proces demokratik dhe me një garë ku nuk ka humbës”.
“Ne kemi rënë dakord me kundërkandidatin që kushdo që të humb, të ia urojë njëri-tjetrit fitoren. Në Saraj kemi instaluar një model të ri të garës”, tha ai për Klan Kosova.
Tutje, Ramadani u shpreh se deri më tani me kundërkandidatin kanë debatuar vetëm me argumente dhe jo me akuza në aspektin personal, e kjo sipas tij, është vlerë e shtuar e garës komunale në Saraj.
https://www.youtube.com/watch?v=f8Zq4uv-ZFQ
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.