Rëndësia e fëmijërisë së hershme është tema e cila është trajtuar këtë të diel në emisionin “Familja ime” në Klan Kosova.
Këngëtarja e cila është edhe nënë, Rina Ramadani, ka treguar që mundohet që sa më shumë të kalojë kohë me fëmiun e saj.
"Si një nënë e re, mundohem së paku me e kompensu kohën që ne i lëmë shpesh vetëm. Në mbrëmje, përkundër angazhimeve të shumta kalojmë kohë së bashku me djalin".
"Tash ka filluar edhe kopshti dhe ditën po ka mungesë të kohës që kalojmë së bashku, por mundohemi që të gjejmë mënyra që të qëndrojmë sa më afër fëmijës", tha ajo, njofton Klankosova.tv.
Ramadani theksoi që përkundër që profesioni që ajo ushtron e mban të angazhuar shumicën e kohës, megjithatë ajo ia del që të kalojë kohë kualitative me djalin e saj.
https://www.youtube.com/watch?v=Huy1Rb-Cgb4
●●●
NLSHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.