Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka shprehur ngushëllime për për vdekjen e invalidit të luftës në Strellc të Deçanit, i cili humbi jetën në vendin e punës.
Ai tha se kontributi dhe sakrifica e tij në kohë të vështira do të kujtohen gjithmonë me respekt e mirënjohje, përcjell Klankosova.tv.
“Në këto momente të rënda mora lajmin e hidhur për ndarjen tragjike nga jeta të Xhevat Hasanmetaj nga Strellci. Kontributi dhe sakrifica e tij në kohë të vështira do të kujtohen gjithmonë me respekt e mirënjohje. Humbja e tij është një dhimbje e madhe për familjen, miqtë dhe për të gjithë ata që e njohën”.
“Në emrin tim dhe të familjes sime, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Hasanmetaj dhe gjithë farefisit. U prehtë në paqe”, ka shkruar Ramosaj./Klankosova.tv
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.