Një deklaratë e kryeministrit Albin Kurti e bërë javën e kaluar, e cilësoi ofendim për policët, ish-kreu i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj, të martën në raportimin vjetor të drejtorit të kësaj trupe.
Këtë se komentoi Gazmend Hoxha në Komisionin për Çështje të Sigurisë, kur përmendi punën e forcave të rendit për 2023, raporton Klan Kosova.
Kryetari i Komisionit, Bekë Berisha, e pyeti Hoxhën për fajdetë në Pejë, por edhe suspendimin e një polici në Lipjan që iu hoq një fotografi nga zyra.
Për këtë, kryepolici tha se do e rishikojnë, teksa premtoi ndjekje të fajdexhive.
Pyetje për mungesë të kushteve patën edhe deputetët nga partia në pushtet. Përgjigjja për të qe se riparimi i printerëve mbikëqyret nga Autoriteti Shtetëror i Prokurimit.
E LDK-ja edhe këtu insistoi për kontratat njëburimore, që iu tha se bëhen veç në situata të jashtëzakonshme.
Më pas raportimi vazhdoi me dyer të mbyllua, për siç u tha çështje të ndjeshme.
https://www.youtube.com/watch?v=JA7TBXVWrXw
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.