Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë sistemi i drejtësisë atje është në epokën e gurit.
Ai mori pjesë në prezantimin e raportit të GRECO për luftën antikorrupsion dhe tha se do të vijojë me një dallgë të re reformash.
Sipas A2CNN, Rama ka deklaruar se prokuroria dhe policia në Shqipërisë vazhdojnë të zhvillojnë intervista si në “epokën e gurit”, pa audio dhe video.
Ndërkohë, ai ripërsëriti se do të vazhdojë mbështetja ndaj SPAK-ut.
“Ne do ta mbështesim sistemin e drejtësisë, SPAK, GJKKO dhe institucionet e tjera dhe duke shpresuar që më në fund do të bëhet realitet edhe sistemi i menaxhimit digjital të të gjitha çështjeve që kanë të bëjnë me sistemin gjyqësor”, tha Rama.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.