Boban Sojanoviqit dhe gruas së tij nga Llapllasella e Graçanicës iu kanë mbetur rreth 90 ditë për t’u larguar nga shtëpia ku banojnë me qira.
Pronari i saj e shiti atë, ndaj familja që jeton aty me qira e me të hyra pak mbi 200 euro nga paga e burrit që punon si teknik në shkollën e fshatit, duhet ta lirojë, raporton Klan Kosova.
Për të parë gjendjen e çiftit që ka një fëmijë 2 vjeç të sëmurë, në konak të martën këtyre u erdhi ministri për Kthim, Nenad Rashiq që u ofroi aplikimin për ndihma për subvencionim.
Për Rashiqin, kjo tregon se Qeveria e Kosovës u rri pranë të gjitha komuniteteve.
Me zotimet e bashkëkombësit të tij, për ndërtimin e një shtëpie për të u nda i kënaqur Sojanoviqi, për të cilin ekziston edhe një problem tjetër – që nuk ka pronë.
Për ndarjen e një prone, topi tash është në anën e Komunës së Graçanicës, e cila do ta njoftojë ditëve në vijim nëse do t’ia sigurojë të njëjtën. /Klankosova.tv
https://youtu.be/rcF_-6rCuOc
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.