Shaban Përboqi nga Rahoveci, i cili është zhdukur nga viti 2012, është raportuar rishtazi në polici për të nisur hetimet për gjetjen e tij.
Sipas prindit Fahredin Përpoqi, një gjë të tillë e ka bërë edhe vite më parë, edhe këtu edhe në Shqipëri, por nuk ka pasur gjurmë nga i biri, raporton Klan Kosova.
Për herë të fundit i njëjti ka kontaktuar me familjen në 2012-tën, kur nuk ka pranuar të kthehet në shtëpi.
Nga organet e rendit deklarojnë se nuk ka të dhëna se rasti është paraqitur më parë, ndërkaq që për shkak të dyshimeve se i njëjti fillimisht është larguar për në Shqipëri, do vihen kontaktet me institucionet atje për të marrë informatat në lidhje me këtë rast. /Klankosova.tv
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS
https://www.youtube.com/watch?v=8yfXydjpnUA
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.