Melanie Bassett është bërë gruaja e parë në Britani të Madhe që ka lindur trenjakë edhe pse i ka dy mitra të pranishme në trupin e saj.
Ajo ishte çuditur kur mjekët i thanë se në njërën mitër i janë duke u zhvilluar dy fëmijë dhe në tjetrën një.
Basset ka lindur dy vajza, Brooke, Isabelle dhe djalin, Beau, transmeton Klan Kosova.
Gruaja e kishte kuptuar se i ka dy mitra kur kishte mbetur shtatzënë në fëmijën e saj të parë.
The Sun shkruan se raste të tilla kur në dy mitra zhvillohen trenjakë janë shumë të rralla në botë.
Bassett ka thënë se kur i tha mjeku për fëmijët kjo për të ishte e pabesueshme.
"Kur mora vesh në fillim ishte një çmenduri, por këtë ndjenjë nuk do ta ndryshoja me asgjë në botë", ka thënë Bassett, shkruan The Sun.
F
ëmijët kanë lindur në janar të vitit 2020 në vitin e ardhshëm pritet të mbushin 1 vjet.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.