"Zhvillimi fizik dhe emocional i njeriut", ishte tema e cila u trajtua këtë të diel në emisionin "Familja ime" në Klan Kosova.
E ftuara, psikologia Antigona Qenaj - Sejdiu, foli edhe për rastet e ngacmimeve seksuale.
"Një afërsi me zhvillimet e fëmijës i duhet me patjetër prindërit, ose personit që kujdeset për fëmijën", tha psikologia.
"Këta persona ende nuk e kanë arritur pjekurinë e tyre, por mund të rriten fizikisht dhe kjo për ata të cilët janë persona të tillë, dhunuesit, nëse mundem t'i quaj kështu, ose bullizuesit, këta do të jenë cak i tyre dhe lehtësisht mund të jenë cak për shkak të fizikut", tha ai.
Qenaj - Sejdiu, theksoi se një mbikëqyrje më e madhe prej anës së prindërve, gjithmonë do të ishte e mirëseardhur.
"Nëse vajza përjeton një të tillë, apo tentim dhunimi , ose diçka të ngjashme, është shumë me rëndësi të ketë me kë të flas dhe të marr këshillën e duhur, ndihmën e duhur, sepse ndonjëherë është ndihmë ajo që duhet t'iu jepet këtyre rasteve, ose nëse nuk e kanë në familje, është e mirë që shkollat, përmes psikologut, përmes afërsisë me kujdestarin e klasës dhe personave të tjerë që punojnë në shkollë, që munden të oftojnë shpesh një vesh për të dëgjuar, apo një dorë për të ndihmuar dikë i cili po kalon nëpër një vështirësi", u shpreh tutje ajo.
https://www.youtube.com/watch?v=N8WvzFl3roo
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.