Ministria e Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare ka njoftuar se në bashkëpunim me Inspektoratin Qendror të Punës do të fillojë aksionin e jashtëzakonshëm të inspektimeve në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
"Ky aksion ndërmerret në zbatim të vendimit të Ministrit, me qëllim rritjen e nivelit të sigurisë dhe shëndetit në punë, me fokus të veçantë në sektorët me rrezikshmëri të lartë, si ndërtimtaria dhe aktivitetet e ngjashme", thuhet në njoftim, raporton KlanKosova.tv.
Ky aksion vjen pasi rastet e vdekjeve në vende të ndryshme të punës janë shtuar.
https://klankosova.tv/ngjarje-e-rende-ne-shtime-humb-jeten-nje-48-vjecar-pas-lendimit-ne-vendin-e-punes2/
●●●
EKSHKRIMI NGA
Endrit Krasniqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.