Lajmet e fundit

Nesër pritet të shpallet vendimi për tre të akuzuarit në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, Naim Murseli, Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava, për të cilët Prokuroria ka kërkuar burgim të përjetshëm.
Lidhur me këtë rast, në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova ka folur neuropsikiatri Sami Rexhepi, i cili deklaroi se grupi i akuzuar kanë pasur besim të vogël te institucionet e sigurisë.
“Nga vet zhvillimet e procesit është parë se deklaratat janë ndërruar shumë shpesh. Në fakt, e gjithë kjo është organizuar me një llogari se institucionet tona nuk janë në nivelin e duhur dhe mund të anashkalohen lehtë. Thjesht, kjo është vrasje e planifikuar, ky është tamam një grup i organizuar i cili e ka ekzekutuar Liridonën. Janë nisur gjithmonë prej asaj se niveli i institucioneve tona të sigurisë nuk është në nivelin e duhur dhe nuk mund ta zbulojnë lehtë”, tha ai.
https://youtu.be/OfJizZf50NQ