Fshatarët e Kukit të Dragashit pasditën e së martës i dhanë lamtumirën e fundit Saime Demuzit, që vdiq herët të hënën në rrethana të pasqaruara.
Dyshimet u shtuan kur stafi mjekësor shkoi ta konstatojë vdekjen e 67-vjeçares që s'kishte shëndet të qëndrueshëm mendor.
Pikëpyetjet u shtuan pasi edhe muajin e kaluar e moshuara që jetonte me gruan e vëllait dhe nipin, ishte mbajtur në kushte aspak të mira nga ta, njofton Klan Kosova.
Megjithatë dhunën fizike e mohuan të afërmit, kur u vizituan nga Qendra për Punë Sociale atë ditë.
Andaj, vëllai tjetër i saj në pamundësi për ta mbajtur motrën ofroi një pagesë mujore që e ktheu atë në shtëpinë e nipit. Për rastin e nëntorit Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë më 21 dhejtor ndaj kunatës N.A. dhe nipit J.A. për dhunë psikologjike ndaj viktimës.
E për rastin e vdekjes do veprohet pasi të zbardhet raporti i obduksionit nga Mjekësia Ligjore.
https://www.youtube.com/watch?v=z38O9ee6d2Y
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.