Prokuroria Speciale e Kosovës ka konfirmuar intervistimin e ish-sekretarit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Irfan Lipovica.
Lipovica është intervistuar sot nga PSRK-ja në rastin e "Rezervave shtetërore", në cilëinë e të pandehurit.
Kështu ka deklaruar për Klankosova.tv zëdhënësja Arbnora Luta.
"Duke pasur parasysh se rasti është në fazën e hetimeve, për veprimet e tjera lidhur me rastin, publiku do të njoftohet me kohë", deklaroi ajo. Klankosova.tv.
https://klankosova.tv/ish-sekretari-i-mint-irfan-lipovica-po-intervistohet-nga-prokuroria-speciale/
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.