Midis nëntorit 2023 dhe majit të vitit pasues, në burgun që ndodhet në distriktin Sheveningen të Hagës, i kaloi gjashtë muajt e parë të paraburgimit.
Me rikthimin e tij pas ngritjes së aktakuzës, Isni Kilaj i ka të sigurt edhe katër muaj tjerë në burg, deri në prill, raporton Klan Kosova.
Kaq kohë, Kilaj thotë se nuk do t’i vuante as po të shpallej fajtor për mospërfillje të gjykatës e pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare bashkë, për çka kërkon t’i jepet fund paraburgimit.
Por krahas këtij fakti, avokati i Kilajt i cili akuzohet bashkë me Thaçin, Smakajn, Fazliun e Kuçin për tentim pengimi të drejtësisë, ka zbuluar se Prokuroria nuk ia ka dorëzuar provat shfajësuese gjyqtares para konfirmimit të aktakuzës.
Detajet i gjeni në kronikën në vijim:
https://www.youtube.com/watch?v=oYyyUAjwan4
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.