Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të shtunën në Gjakovë.
Një i ri dyshohet se ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra në një fabrikë të tullave atje.
Viktima ishte dërguar për trajtim në Qendren Emergjente në Gjakovë fillimisht, ku më pas u transferua në QKUK.
Ai vdiq në orët e para të së dielës.
Policia ka dhënë detaje të reja për ngjarjen e rëndë.
"Mbrëmë është intervistuar një dëshmitar lidhur me rastin në fjalë. Deri në këtë fazë të hetimeve, nuk është arrestuar asnjë person. Hetuesit, në bashkëpunim me prokurorin kujdestar, ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po ndërmarrin veprimet hetimore të nevojshme", deklaroi për Klankosova.tv zëdhënësja rajonale e policisë Vlera Krasniqi.
Për rastin në fjalë Klan Kosova ka raportuar edhe pak më herët.
https://klankosova.tv/i-riu-ne-gjakove-vdiq-pasi-u-lendua-rende-ne-nje-fabrike-te-tullave111/
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.