Lajmet e fundit

Basri Beka nga Lëvizja e Deçanit ka folur lidhur me tragjedinë që ndodhi dje në Malishevë, ku humbën jetën një 35-vjeçar dhe dy fëmijët e tij, të moshës 9 dhe 12 vjeç, si pasojë e tymit të dendur nga një zjarr në banesë.
Në studion e emisionit “Kosova Today”, ai ka ngritur dyshime se ngjarja mund të jetë shkaktuar nga pajisje elektrike jostandarde.
“Ne në Kosovë importojmë pajisje të ndryshme që nuk i plotësojnë standardet. Siç duket, ndonjë pajisje elektrike aty është nxeh, dhe tenxherja ka liru kimikate, se nuk paska flakë, nuk ka djegie të përgjithshme të banesës, dhe ajo i asfiksu dhe helmu”, ka deklaruar Beka.
https://youtu.be/fCvfen_2HE4