Njihet për qëndrimet e tij kontroverse.
Por këtë herë vendosi të bëjë një përgëzim për mënyrën si përfundoi ndeshja Shqipëri-Serbi.
Ai ka publikuar disa fotografi nga ndeshja, përkatësisht nga momenti kur Mirlind Daku dhe një lojtar serb ia zgjasin dorën njëri-tjetrit, dhe kur Berat Gjimshiti i ndihmon sulmuesit serb.
Ndërsa në njërën shihet edhe kur trajneri Sylvinho është bashkë në përqafim me një lojtar serb.
Ai ka shkruar në rrjetin e tij social, duke kompletuar dy ekipet për sjelljen.
Ndonëse situata nuk ka shkuar edhe aq qetë, pasi Policia e Tiranisë ka vënë në pranga tre persona, mes tyre edhe polic.
Ky i fundit është arrestuar për ryshfet, pasi sipas njoftimit të policisë, është konstatuar duke marrë para nga dy shtetas të Kosovës për të shmangur kontrollin fizik të tyre.
Qetë nuk reagoi edhe Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së për largimin e flamujve të UÇK-së brenda stadiumit.
Veteranët thanë në reagimin e tyre se kur preket flamuri i UÇK-së, preket gjaku i dëshmorëve, duke shtuar se ai flamur është varri i atyre që s’u kthyen kurrë.
Madje ishte një moment më i rëndë, ku mbi 20 policë e rrethuan një tifoz që po mbante veshur një fanellë me stemën e UÇK-së.
Përkundër se tifozët tjerë u munduan ta mbronin, ai u kap nga forcat e rendit dhe u largua nga stadiumi.
Ndryshe, futbollistët e kombëtares shqiptare janë nisur drejt Rigas ku do të luajnë kundër Letonisë të martën e 10 qershorit. Ndeshja fillon në 20:45, dhe do të transmetohet në Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=mZfdvvZ4TNE
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.