Familja e yllit të popit Liam Payne ka kritikuar mediet për shkaktimin e "dëm të papërshkrueshëm”, gjatë raportimit të vdekjes së tij.
Në një deklaratë të lëshuar të dielën në mëngjes, familja tha se "vëmendja dhe spekulimet" e vazhdueshme në shtyp kishin përkeqësuar vuajtjet e tyre, dhe në veçanti atë të djalit të vogël të Payne, Bear.
“Familja gjithmonë ka dëshiruar privatësi dhe kërkon që t'u jepet hapësira dhe koha për ta bërë këtë,” shtuan ata.
Payne vdiq tetorin e kaluar pasi u rrëzua nga një ballkoni në hotelin CasaSur Palermo në Buenos Aires, kryeqyteti i Argjentinës. Ai ishte 31 vjeç.
Deklarata e familjes erdhi pasi autoritetet argjentinase hoqën akuzat për vrasje nga pakujdesia ndaj prej miqve të Payne, Rogelio "Roger" Nores, dhe dy anëtarëve të stafit në hotel.
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.