Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës bën të ditur se ditëve të fundit janë rritur kërkesat për furnizim me oksigjen.
ShSKUK nëpërmjet një komunikate për media bën të ditur se institucionet shëndetësore vazhdojnë të furnizohen konform kërkesave dhe nevojave, njofton Klan Kosova
"Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, njofton se për shkak të rritjes së numrit të pacientëve të spitalizuar, ka pasur kërkesa në rritje për furnizim me oksigjen dhe institucionet shëndetësore vazhdojnë të furnizohen konform kërkesave dhe nevojave".
Tutje nga ShSKUK thuhet se për transferimin e pacientëve për në QKUK nga spitalet tjera janë kompetent mjekët.
"Lidhur me trajtimin e pacientëve, mjekët janë profesionistë dhe kanë kompetencë të plotë të vendosin se në cilin stad pacientët transferohen për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, si institucioni i vetëm terciar shëndetësor në vend" thuhet në komunikatën e ShSKUK-së.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.