Lajmet e fundit

“Kisha përshtypjen se ai po luante. Nuk po mendoj nëse ai po luante, por do të stërvitem 100 për qind”, tha ukrainasi për Fight Hub TV. “Por dëgjoni, është boksi. Ndoshta ishte elementi i befasisë. Ndoshta. Unë mendoj se ishte një shfaqje” I pyetur nëse kjo e bëri të ndihej më i sigurt përpara meçit para Krishtlindjeve, Usyk tha: 'Nuk e di, nuk e kam idenë”. “Dëgjo, [Ngannou] është një kampion bote në MMA, ishte një goditje e fortë. Pastaj është elementi i befasisë. Ndoshta Tyson Fury nuk e ka marrë seriozisht, "Oh është një luftëtar MMA bla bla bla". Une nuk e di”. “Sigurisht që u befasova [nga knockdown]. Pashë nokdaunin dhe thashë: "Oh, oh, oh Françesku! Ki kujdes të lutem!" Unë po thosha, "Tyson! Unë po thosha këtë”. Fury dhe Usyk shtrënguan duart në ring më pas me Gypsy King të veshur me rripin e tij në peshën e rëndë WBC. Usyk do të vendosë rripat e tij WBA, WBO dhe IBF në dhjetor.This was Oleksandr Usyk's reaction when Francis Ngannou knocked down Tyson Fury! ?#BattleOfTheBaddest | #FuryNgannou pic.twitter.com/ymUzxYAMZC
— Boxing on TNT Sports (@boxingontnt) October 29, 2023