Aktorja Rebel Wilson dhe e dashura e saj Ramona Agruma janë fejuar.
Duke shpërndarë një imazh në rrjetet sociale të të dyve në Disneyland, Wilson, 42 vjeç, shkroi: "Ne thamë PO!"
Ajo falënderoi shefin ekzekutiv të Disney, Bob Iger, për ndihmën e tij në realizimin e "surprizës magjike" që ndodhi aty.
Ylli i Bridesmaids zbuloi se ishte në lidhje me sipërmarrësen Agruma në qershor 2022, gjatë muajit të Krenarisë në një njoftim të ngjashëm të frymëzuar nga Disney.
“Mendova se po kërkoja një Princ të Disney-t... por ndoshta ajo që më duhej vërtet gjatë gjithë kësaj kohe ishte një Princeshë Disney #loveislove”, shkroi aktorja në një postim në Instagram për 11 milionë ndjekësit e saj.
Shumë prej miqve të Hollivudit të Wilson komentuan postimin e fejesës së çiftit, duke ndarë mesazhet e tyre të urimit.
*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. ●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.