Mësimdhënësit kanë votuar gjatë ditës për propozimin e SBAShK-ut nëse duhet të pezullohet greva e të nisë mësimi të hënën.
Rezultatet e përcaktimit të tyre nuk janë bërë të ditura, meqë të njëjtat nuk kanë arritur të mblidhen në nivel vendi marrë parasysh që disa shkolla nuk kanë votuar gjatë së enjtes.
Në kryeqytet shkolla “Emin Duraku” vendosi për pezullim, “Sami Frashëri” që të vazhdohet me grevë e “Ahmet Gashi” do të përcaktohet të premten.
Ndryshe nga njëra-tjetra kanë vendosur edhe shkollat tjera. Por, të gjitha këto do të mblidhen e deri pasditen e së premtes do të bëhen të ditura, teksa vendimi do të publikohet gjatë vikendit.
https://www.youtube.com/watch?v=iRSoKkr9kvg&t=1s
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.