Një ekip prej 10 refugjatësh do të hyjë në garë në lojërat Olimpike në Rio de Janeiro që do të mbahen këtë vit.
Ata do të marrin pjesë në lojërat olimpike, si simbol i shpresës ka deklaruar Komiteti Olimpik, shkruan Al Jazeera, transmeton Klan Kosova.
“Këta refugjatë s’kanë shtëpi, s’kanë ekip, s’kanë flamur dhe as himn kombëtar. Ne do t’iu ofrojmë atyre një shtëpi në Fshatin olimpik së bashku me të gjithë atletët e tjerë të botës”, ka thënë Presidenti i komitetit olimpik, Thomas Bach,
Në mesin e refugjatëve që do të marrin pjesë në lojërat olimpike, 43 kandidatë të mundshëm do të marrin pjesë në lojërat e Rios.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.