Këngëtarja Kesha e ka risjellë edhe një herë momentin viral kur komiku Jerry Seinfeld kishte refuzuar ta përqafonte kur ajo kishte hasur rastësisht në të.
Kesha dhe Seinfeldi kishin qenë në premierën e eventit të bamirësisë së regjisorit David Lynch, “Në natë gajasjeje e kënge”, më 2017.
Ajo i ishte afruar Seinfeldit për t’ia dhënë një përqafim, dhe për t’ia shprehur admirimin e saj, dhe e kishte pyetur paraprakisht: “A mund të të përqafoj?”
Mirëpo, Seinfeldi e kishte refuzuar, duke iu justifikuar reporterit që nuk e njihte këngëtaren.
“Ai nuk më përqafoi para kamerave, dhe ishte shumë depresive – edhe qesharake – mirëpo edhe pikëlluese. Ishte momenti më pikëllues i jetës sime”, ka thënë ajo në podkestin The Best Show with Tom Scharpling.
https://www.youtube.com/watch?v=iX3_L8z2uw4
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.