Jacques Audiard, regjisori i filmit 'Emilia Pérez' (i nominuar për 13 Oscars në 2025), ka ngritur polemika në mesin e publikut të Amerikës Latine (veçanërisht Meksikës) për një film që ata e përshkruajnë si plot stereotipe, shkruan Euronews.com, transmeton Klankosova.tv
Edhe pse është e vërtetë që francezi kërkoi falje për këtë çështje, tashmë është bërë virale një video e disa deklaratave të tij më 21 gusht për gjuhën spanjolle.
"Spanjishtja është një gjuhë e vendeve në zhvillim, një gjuhë e vendeve modeste, e të varfërve dhe emigrantëve", kishte deklaruar Audiard.
Këto fjalë kanë shkaktuar reagime të mëdha me mediat sociale dhe gazetat në Meksikë dhe Amerikën Latine, shumica e të cilave kanë shprehur indinjatë dhe zemërim, me komentet e tij të interpretuara si një shenjë klasizmi dhe përbuzjeje për vendet spanjishtfolëse, transmeton Klankosova.tv
Audiard ka deklaruar, herë pas here, se ai nuk po përpiqej të eksploronte kulturën meksikane në "Emilia Perez", e cila në fakt u xhirua në Francë, por më tepër Meksika në film ishte vetëm një sfond për historinë e tij.
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.