Në 24 orët e fundit, 15 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar në zonat e banuara me serbë në Kosovë.
Prej këtij numri, 12 janë nga veriu, ndërsa tre janë të infektuar rishtazi nga zona të tjera, njoftoi sot Shtabi i Situatave të Emergjencave të veriut të Mitrovicës,
Specialisti i epidemiologjisë në veri të Mitrovicës, Aleksandar Antonijeviq, theksoi se një rritje e numrit të pacientëve të rinj është regjistruar në Kosovë, raporton Radio Kontakt Plus, transmeton Klan Kosova.
Gjithashtu, pesë pacientë me koronavirus janë regjistruar me qëndrim në Serbi, të cilët janë kryesisht studentë.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.