Rehabilitimi i hekurudhës Fushë Kosovë – Hani i Elezit nisi fundin e gushtit 2019, për t`u përfunduar brenda dy viteve.
Por kompania italiane që po kryen trasenë e re të hekurudhës, nuk e përfundoi në afat punën, për çka tash një vit, nga INFRAKOS iu dhanë edhe disa muaj shtesë përmes një memoradnumi.
Por, as zgjatja e kohës deri në fund të këtij viti, nuk mjaftoi për finalizimin e projektit, pasi veç pandemisë e shtrenjtimit të materialeve dolën edhe ca telashe tjera me tunelin 6 dhe 7 në të cilët ka pasur shembje.
Afati i ri për mbarimin e punës s`dihet, pasi operatori do hartoj një plan dinamik për kapërcimin e këtyre avarive.
Ndalja e operimit të trenit gjatë kësaj kohe dëmtoi ekonomikisht edhe transportin hekurudhor që e menaxhon TRAINKOS.
Rreth 100 mijë euro nga transporti i udhëtarëve e 1.5 milionë nga ai i mallrave thuhet se është dëmi material.
https://www.youtube.com/watch?v=ZsAoYqZlQW8
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.