Kandidati shqiptar për president të Maqedonisë, Blerim Reka, i mbështetur nga Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa mbrëmë nga Zhelina e Tetovës tha se ai si president do të ndal eksodin masiv të popullatës.
Reka vlerëson se me politikat aktuale, për 15 vite do të rritet edhe më shumë numri i të rinjve që e braktisin vendin në kërkim të një jete më të mirë, shkruan Alsat-M përcjellë Klan Kosova.

Ai premtoi se do ta bëjë Maqedoninë e Veriut shumetnike dhe se do të mbajë marrëdhënie të mira dypalëshe me të gjithë shtetet fqinje.
https://www.youtube.com/watch?v=RUNaNYclmV4
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.