Në Britani të Madhe është regjistruar rekord rastesh të reja me COVID-19.
Instituti i Shëndetit Publik ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 58,784 raste të reja, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.
Po ashtu në të njëjtën ditë janë regjistruar 407 raste të vdekjeve si pasojë e këtij virusi.
Drejtori mjekësor i Shëndetit Publik në Angli, Yvonne Doyle, ka thënë se ngritja e vazhdueshme e rasteve të reja me koronavirus duhet të jetë një paralajmërim i hidhur për të gjithë.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.