Rekordmeni i medaljeve olimpike, Michael Phelps është martuar me të dashurin e tij muaj më parë, por në fshehtësi.
Revizta amerikane e showbiz’it TMZ, raporton se Phelps dhe e dashura e tij Nicole Johnson, kanë lidhur kurorë por gjithçka e kanë mbajtur “prapa perdeve”.
Mësohet se çifti janë martuar me 13 qershor të këtij viti, para Lojërave Olimpike, ku notari Phelps fitoi shumë medalje të arta.
Ceremonia e martesës së çiftit është zhvilluar në shtëpinë e tyre.
Përderisa gjatë kohës sa po zhvilloheshin lojërat olimpike të gjithë mendonin se ata janë të fejuar, çiftit tashmë ishin të martuar edhe para ligjit.
Gjithsesi, urime për të dy.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.