Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Naser Sahiti, paralajmëron se të premten mund të shkarkohet.
Sipas tij, kjo mund të ndodhë në mbledhjen e Këshillit Drejtues, që u thirr të premten, e cila, sipas Sahitit, është e jashtëligjshme.
Në këtë mbledhje rend dite është vlerësimi i performancës së menaxhmentit, ku janë listuar dhjetëra gjetje, që rektori i llogarit të trilluara. Njërin prej anëtarëve të këshillit drejtues, përbërjen e të cilit e cilësoi më të ulëtën ndonjëherë, Selim Bezerajn, rektori e dërgoi në Këshill të Etikës për plagjiaturë.
Në lidhje me situatën e krijuar nuk kthyen përgjigje në Ministrinë e Arsimit. Por vetë kryesuesi i Këshillit Drejtues, Altin Sahiti, mohon se u shkel statuti, e që si këshill nuk adresuan çështjen e plagjiaturës, teksa deklaron se nuk u ndikuan politikisht.
“Tanimë kemi një vit në Këshill Drejtues si anëtarë të emëruar nga MASHTI dhe asnjëherë nuk jemi akuzuar nga askush për ndërhyrje politike. Këto po bëhen tani me qëllim që të largohet fokusi nga vlerësimi i performancës së menaxhmentit të lartë, duke u munduar të cenohet edhe integriteti ynë profesional dhe personal”, thuhet në përgjigjen e kryesuesit Altin Sahiti.
Megjithatë, ndryshe kanë vlerësuar organizatat joqeveritare, sipas të cilave, nuk ka arsye për shkarkim të rektorit.
https://www.youtube.com/watch?v=V80mBrrRGGk
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.