Të gjitha lokalet dhe pikat ambulante të shitjes që tregtojnë pije alkoolike, duhan apo produkte ushqimore pranë shkollave, do të largohen ose mbyllen nga Policia e Shtetit në Shqipëri
Drejtori për Rendin Publik, Agron Çeli, tha se policia do të bashkëpunojë për këtë me Inspektoratin Shtetëror Shëndetësor dhe Policinë Bashkiake, ndërsa shtoi se do të ketë prezencë më të shtuar të efektivëve pranë shkollave.
E angazhuar për sigurinë në shkolla do të jetë edhe policia rrugore, në fillim dhe në mbarim të procesit mësimor, ndërsa do nisin kontrollet periodike për shoferët e transportit të nxënësve.
https://www.youtube.com/watch?v=8wRylqZJgIY
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.