Gazetari korrespodent i emisionit “Ora Shtatë”, Urall Boshnjaku ka bërë të ditur se biletat e autobusëve në Mitrovicë janë shtrenjtuar.
Ai njoftoi se autobusët e relacionit Prishtinë-Mitrovicë kanë filluar që nga e hëna rritjen e çmimit të biletave, prej 1.50 euro në 2.00 euro, transmeton Klankosova.tv.
Gazetari shtoi se ky shtrenjtim po rëndon edhe më shumë xhepin e qytetarëve.
https://www.youtube.com/watch?v=3a5G89gl5n0
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.