Autoriteti Rrugor Shqiptar, ARRSH përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me bllokimin e aksit Qukës-Qafë Plloçë nga rrëshqitjet e një masivi gurësh. ARRSH thekson se grupet e punës ndodhen në terren.
Më tej bëhet me dije se është krijuar një bypass-i i përkohshëm për devijimin e trafikut në këtë segment si dhe për sigurinë e shoferëve. Sipas njoftimit aksi është i hapur ndërsa ARRSH bëri thirrje për zbatimin e rregullave të qarkullimit, shkruan Euronews.al, transmeton Klankosova.tv

“Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin kanë shkaktuar çarjen e skarpatës dhe rënien e gurëve në trup të rrugës në km 35 të aksit Qukës-Qafë Plloçë.
Grupet e punës të ndodhura në terren, po bëjnë vlerësimin e situatës dhe kanë marrë të gjitha masat për krijimin e një bypass-i të përkohshëm me qëllim devijimin e trafikut në këtë segment, duke shmangur rrezikun ndaj përdoruesve të rrugës.
I gjithë aksi është i hapur, i aksesueshëm pa probleme dhe në monitorim të vazhdueshëm. Autoriteti Rrugor Shqiptar iu bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve: Ulni shpejtësinë, mbani distancën e sigurisë, shmangni frenimet e papritura dhe udhëtoni me kujdes”, njofton ARRSH. /Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.