Mack Maine ka folur hapur për ndarjen nga jeta të djalit të tij, Isaiah.
Reperi 43-vjeçar tregoi se kishte humbur djalin përmes një postimi në Instagram. Ndërkaq, TMZ raportoi se Isaiah vdiq më 16 korrik në moshën 20-vjeçare pas një krize.
“Jam ende në shok dhe ende po e përpunoj faktin që ai nuk është më. Ende i hutuar, ende duke vënë në pikëpyetje jetën dhe pse fëmija im dhe jo unë”, shkroi ai në postimin me fotografi të tij dhe djalit.
“Ju kërkoj t’i përqafoni ata që doni dhe t’i shtrëngoni fort, nëse nuk mund t’i përqafoni, telefonojini për t’iu thënë se i doni”, përfundoi reperi, transmeton Klankosova.tv.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.