Reperi Jack Harlow është ndarë i kënaqur me statujën e tij prej dylli që është punuar nga shtëpia Madame Tussauds.
Reperi nga Kentaki gjatë fundjavës së kaluar e vizitoi për herë të parë këtë statujë të vendosur në Las Vegas, u shpreh i befasuar nga rezultati final.
Statuja është modeluar sipas pamjes së tij që e pati në vitin e kaluar në videoklipin e tij "Churchill Doëns" me Drake.
Madame Tussauds gjithashtu i vendosi statujës së reperit edhe një varëse me kristale.
Statuja e Harlow u krijua në Londër dhe iu deshën rreth 6 muaj dhe 20 persona punuan për ta krijuar atë, shkruan TMZ, transmeton Klankosova.tv.
*Klikoni
KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni
KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe
KËTU për iOS.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.