Reperja Lizzo ka thënë se për të asgjë nuk ka ndryshuar edhe pse është e famshme.
Ajo, në një intervistë për Variety, të mërkurën, ka theksuar se problemet e saj me ankthin dhe depresionin nuk u ndaluan edhe pse u bë e njohur në tërë botën
"ADN-ja ime nuk ka ndryshuar, asgjë nuk ka ndryshuar tek unë. Ankthi im nuk u largua. Depresioni im nuk u largua".
"Gjërat që unë dua nuk u larguan. Unë jam ende vetvetja. Por mënyra se si ju të gjithë më shikoni dhe më perceptoni ka ndryshuar. Është një gjë shumë e çuditshme, një lloj gjëje pa formë",ka thënë Lizzo, shkruan People, transmeton Klankosova.tv.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.