Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, po vazhdon takimet me udhëheqës të Bankës Botërore në Washington.
Ajo ka zhvilluar një takim me drejtoren e operacioneve strategjike në Bankën Botërore Anna Wellenstein dhe menaxherin e projekteve Jorge Munoz.
Në këtë takim ministrja Reshitaj ka falënderuar për ftesën dhe përkrahjen që Banka Botërorë po u jep projekteve të ndryshme në Kosovë e në veçanti atyre që kanë të bëjnë me mjedisin dhe planifikimin hapësinor.
Ajo ka vlerësuar edhe investimet që Banka Botërore ka bërë dhe po bënë në Agjencinë Kadastrale të Kosovës, duke përfshirë ri-ndërtimin e informacioneve kadastrale, renovimin e zyrave kadastrale në komuna, regjistrimin e ndërtesave kolektive, krijimin e sistemit referent të GPS –it etj.
E nga ana tjetër drejtoresha e operacioneve strategjike në Bankën Botërore, Anna Ëellenstein, ka përgëzuar ministren Reshitaj, për angazhimin dhe përkushtimin e saj në përmirësimin dhe mbrojtjen e mjedisit në Kosovë.
Ajo përmendi edhe përkrahjen që Banka Botërore po i jep Agjencisë Kadastrale të Kosovës, në instalimin e teknologjive të reja në këtë agjenci.
Ministrja Albena Reshitaj po qëndron në vizitë zyrtare në Washington, ku do të ketë takime edhe me përfaqësues të lartë të Departamentit të shtetit amerikan, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.