Gjithë mundi njëvjeçar konsideron se i shkoi huq.
Fermeri lipjanas Ilir Gashi, ankohet se nga të reshurat e javëve të fundit, pesë hektarët e mbjellur me qepë, iu prishën. Kësisoj, ky thotë se sivjet nuk mund të marrë asgjë nga kjo kulturë.
Nga sasia e madhe e shiut që ra, u vërshuan edhe patatatet e dëmi llogaritet të jetë rreth 15 mijë euro. Njësoj pësoi edhe një tjetër fermer, që sivjet ka të mbjella 50 hektarë me kultura të ndryshme.
Kompensim këta presin nga shteti, por Komuna e Lipjanit atë nuk ka mundësi buxhetore që ta ofrojë. Por sipas nënkryetarit këta kryen punën që u takon.
Bujqit vlerësojnë se zvarritjet administrative në të tilla raste i bëjnë që të mendojnë edhe heqjen dorë nga kultivimi i kulturave bujqësore.
https://www.youtube.com/watch?v=9D_cMOEbAtQ
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.