Bjeshkët e Pejës janë mbuluar ditëve të fundit nga bora që ka rënë.
E ajo do të ishte shumë më e dobishme sikur në atë zonë të jetësohej Resorti Turistik "Borea", i nisur qysh në shtator të vitit 2018.
Për shoqërinë civile ky projekt po përdoret vetëm për politikë e në kohë të zgjedhjeve. Derisa opozita po mendon se qeverisja lokale ka mungesë vullneti për përfundimin e qendrës së skijimit, njofton Klan Kosova.
I pari i komunës që kur pati nis projektin, qe përlotur nga emocionet, fajin për zvarritjet ia lë Ministrisë së Ambientit që nuk po dërgon në Kuvendin e Kosovës Ligjin për zonimin e Parkut Nacional "Bjeshkët e Nemuna".
Nga ky dikaster qeveritar konfirmuan me shkrim se ky dokument është në procesin e dërgimit në qeveri e kuvend për aprovim. Kjo fazë pritet të përfundojë sipas tyre së shpejti.
https://www.youtube.com/watch?v=oEjvZTvGVIU
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.