Një rast i vjedhjes është raportuar në orët e hershme të mëngjesit të së hënës në fshatin Landovicë të Prizrenit.
Sipas policisë, pronari i një restoranti, ka njoftuar se tre persona të dyshuar kanë depërtuar me forcë brenda lokalit të tij.
"Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se tre persona të dyshuar kanë depërtuar me forcë brenda restorantit të tij dhe nga aty kanë arrit të vjedhin para të gatshme", thekson policia.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa njësitë përkatëse policore kanë nisur hetimet, transmeton Klankosova.tv
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.