“Retro House” ka përgatitur një lojë sfiduese e tejet argëtuese sot për banorët e shtëpisë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova 3.
Loja do të zhvillohet me nga dy kundërshtarë, ku në fund do të shpallen gjithsej 4 banorë fitues të cilët i pret një shpërblim, transmeton klankosova.tv.
“Retro House, ka përgatitur një lojë sfiduese për ju sot në 'Gaming', e cila është argëtuese dhe e njëkohësisht e shijshme duke u kombinuar me menynë e pasur të Retro House. Loja do të zhvillohet kështu, dy kundërshtarë do garojnë kundër njëri-tjetrit dhe gjithsej do zhvillohen 4 lojëra në këtë faze, çdo loja do të zgjas 3 minuta , ai që shënon pikë më shumë në dyshe do të shpallet fitues i menysë së plotë nga Retro. Kundërshatrë të lojës janë: Leo-Driloni, Xehenat-Sara, Drenusha-Xuxi, Vullneti-Gresa. Fituesit që gjithsej do jenë 4 do të mund të zgjedhin çkado që dëshirojnë nga menyja”, u tha në njoftimin e kësaj loje e cila u prezantua nga Gresa.
Për të kuptuar më shumë detaje, ndiqeni videon në vijim:
https://www.youtube.com/watch?v=I_8V_9zBCw4
●●●
CDSHKRIMI NGA
Clirimtare Dukolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.