Dhimbja e gjurit është ndër problemet shëndetësore që shumica e njerëzve i përjetojnë herë pas here.
Me këto probleme ballafaqohen të gjitha moshat pa përjashtuar edhe fëmijët.
Disa nga shkaqet më të zakonshme të dhimbjes së gjurit janë: mbingarkesa, trauma, ngarkesat e dështimit muskulor dhe mosfunksionimi mekanik në nyjet e afërta.
Për këtë problematik reumatologu Besim Demolli në emisionin Familja Ime në Klan Kosova tpotencoi se një ndër shkaqet më të shpeshta për dhimbjen e gjurit është edhe pesha e madhe e trupit dhe kujdesi jo i mirë sa i përket stilit të jetës.
“Gjithmonë them se shkaktari kryesor i dhimbjes së gjurit mund të jetë mbipesha, duke u kujdesur ne për peshën tonë do të thotë që ne kemi ruajtur edhe gjurin tonë. Shkaktarët tjerë janë edhe faktorët gjenetik gjithashtu ecjet brenda dhe jasht që ne në mjeksi i quajmë ginovallga ose ginovara mund të jenë shkaktar të mëdhenj”.
“Gjithashtu gjinia femrore është më e predispozuar se gjinia mashkullore për të pasë dhimbje gjuri respektivisht në grupin e osteroatrideve, pastaj janë duhani e alkooli. Ne duhet të kujdesemi për stilin e jetës përmes ushtrimeve të rregullta përmes ushqimit dhe humbjes së peshës dhe në këtë mënyrë e e ruajmë shëndetin e nyjes”.
https://www.youtube.com/watch?v=JYTK0eB7H24
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.