Gazeta prestigjioze amerikane Reuters, i ka kushtuar një reportazh atletët kosovarë nga Kamenica Vijona Kryexiut, e cila është pjesë e ekipit kosovar që do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike që këtë vit do të mbahen në Rio de Janeiro në Brazil, transmeton Klan Kosova.
Vijona, shkruan Reuters, është trajnuar për lojërat Olimpike nëpër malet e fshatit të saj Roganë, duke e përmbushur ëndrrën e saj e cila deri më tash i dukej gati e pamundur.
“Jam me shumë fat që do të jem pjesë e këtyre lojërave”, ka thënë ajo. “
Reuters shkruan se kjo do të jetë hera e parë që ekipi nga Kosova do të garojë në këto lojëra nën flamurin e vet shtetëror, për shkak se për të garuar në lojërat olimpike më parë, atletëve nga Kosova iu është dashur të garojnë nën flamurin e Shqipërisë, siç është rasti i Majlinda Kelmendit.
Lojërat Olimpike këtë vit, do të fillojnë me 6 gusht në Rio de Janeiro në Brazil dhe kjo është hera e parë që Kosova do të marrë pjesë si shtet, pasi në vitin 2014, vendi u pranua si anëtar i Komitetit Olimpik.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.