Gjashtë kandidatë kanë aplikuar për pozitën e rektorit në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. Emrat e tyre do të prezantohen në senat, ku do të vlerësohet edhe nëse i plotësojnë kriteret për të vazhduar në procedurat tjera.
Kushdo që kalon e arrin të hipë në krye të këtij institucioni, sipas ish-zëvendësministrit të Arsimit, Xhavit Rexhaj, nuk do ta ketë të lehtë në situatën e krijuar, që e presin një mal punësh, siç është Vetingu, çështjet studentore, shqyrtimi i rasteve të dyshimta të prokurimit e të tjera.
Gjatë fazës së aplikimit, sipas kryesuesit të KD-së, Altin Sahiti, nuk është evidentuar ndonjë parregullsi.
Kushdo që zgjidhet, pritet që në këtë post të mbetet deri më 30 shtator të 2024-ës.
https://www.youtube.com/watch?v=A-MF6focCss
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.