Kandidati për kryetar të Tetovës nga BDI-ja, Bajram Rexhepi, e ka uruar Bilall Kasamin për fitoren e arritur në Tetovë, në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut.
Në një postim në Facebook, ai ka deklaruar se përgjegjësia është e tij për këtë rezultat.
“Të dashur miq, gara zgjedhore në Tetovë mbaroi. Qytetarët e thanë fjalën e vet. Unë uroj kundërkandidatin dhe i uroj punë të mbarë”.
“Përgjegjësia për këtë rezultat është krejtësisht e imja dhe e askujt tjetër. Zoti na ndihmoftë”, ka thënë Rexhepi. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.